Site icon Telegrafi

Ia largojnë dhe djegin flamurin kombëtar të vendosur në shtëpi, Policia në Vushtrri arreston një të dyshuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Sipas raportit policor, ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë hequr flamurin kombëtar që e ka pasur të vendosur në shtëpi dhe atë e kishin djegur disa metra larg nga shtëpia.

Lidhur me këtë është arrestuar një i dyshuar, i cili gjatë ballafaqimit me dëshmitë ka pranuar se bashkë me dy meshkuj kosovarë të tjerë kanë kryer veprën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version