Telegrafi

Ia kritikojnë veshjen e bashkëshortes, presidenti malazez reagon me sarkazëm

Gruaja e presidentit të Malit të Zi është vënë në shënjestër të kritikave shkaku i veshjes.

Milena Milatoviq, bashkëshortja e presidentit të Malit të Zi, u vu në qendër të kritikave të përdoruesve të Twitterit për shkak të theksimit të thithave gjatë një fjalimi në Cetinje me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime kundër dhe pro veshjes së bashkëshortes së Jakov Milatoviqit.

“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Çfarë elegance. Të tregosh thithat është e drejtë”, ishin disa nga komentet në Twitter.

Ndërkohë, Milatoviq vendosi t’u përgjigjet atyre që kujdesen për të dashurin e tij.

“Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin”, deklaroi ai.

Ndryshe, nuk ka shumë të dhëna rreth jetës personale të çiftit, por dihet se ata kanë tre fëmijë. /Telegrafi/