Site icon Telegrafi

“Ia hedh rrobat në tokë” – përplasje e ashpër mes Xhenetës dhe Sarës në Big Brother

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta Fetahu dhe Sara Kolami janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e hënë).

Kjo për shkak të lavanderisë, ku për këtë javë është detyrë e aktores nga Shqipëria që t’i menaxhojë të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me të.

Megjithatë, modelja shihet duke bërtitur me të për shkak të një palë atleteve që i kishte duke pastruar.

Pas këtij veprimi, Xheneta ka shkuar në dhomën e tyre të gjumit dhe ia hodhi të gjitha rrobat në tokë Sarës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Kjo ishte si një shenjë hakmarrjeje për atë që po bënte brenda, ndonëse nuk pati nevojë për ekzagjerim.

Në këtë mes u përfshi edhe Gjesti, edhe pse Fetahu nuk linte vend për t’u arsyetuar.

Kjo nuk është hera e vetme që konkurrentët ndeshen me njëri-tjetrin për rrobat e pastërtinë brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version