Site icon Telegrafi

Ia grabisin pazarin e ditës një personi në Babimofc

Foto: Ilustrim

Një person gjersa ka qenë në punë, tre persona, njëri nga ta me armë të gjatë ia kanë grabitur pazarin ditor, në vlerë prej 600 euro.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:36 në fshatin Babimofc.

Siç thuhet në njoftim, tre personat e dyshuar pasi i kanë grabitur paratë kanë ikur në drejtim të fshatit Babimofc, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në punë, tre të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre me armë të gjatë kanë grabitur pazarin ditor në vlerë rreth gjashtë qind (600) € dhe kanë ikur në këmbë  në drejtim të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version