Site icon Telegrafi

Ia godet veturën me kanaçe, pendohet i riu nga Britania – e pëson keq nga pronari i saj

Një video amatore ka kapur momentin kur shpërthen dhuna mes dy grupeve të rinjsh, në një pompë të derivateve në Britani të Madhe.

Në video shihet një i ri duke i kërkuar një tjetri që ta dërgojë me veturë të tij në një destinacion të caktuar – por ai kishte vendosur të tallet me të, transmeton Telegrafi.

E kur i riu humb durimin dhe e godet me kanaçe veturën e tij – eskalon situata, pronari i saj së bashku me një mik dalin për të qëruar hesapet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Wilton në Salisbury, ku edhe shpërtheu dhuna e paparë – të rinjtë që dalin nga vetura menjëherë fillojnë të grushtojnë personin që ua goditi veturën me kanaçe.

Aty madje e pëson edhe miku i tij që rastisi të jetë në momentin dhe vendin e gabuar. E autori i videos shihet se si sulmohet dhe në një moment ndërpritet filmimi. /Telegrafi/

Exit mobile version