Kur një djalë i ri vrapoi në rrugë dhe ia drejtoi revolen shoferit të një veture në lëvizje në Afrikën e Jugut, gjëja e vetme që i ra në mend ishte – shtypja e pedalit të gazit.
Menaxheri i një korporate i identifikuar si Mario Campbell, 41-vjeç, kishte ulur shpejtësinë derisa iu afrua semaforit që kishte ndezur dritën e kuqe në afërsi të Cape Town, një adoleshent iu afrua anash dhe ia drejtoi revolen, transmeton Telegrafi.
Ky baba i dy fëmijëve kur e pa rrezikun që i kanosej, shtypi në fund pedalin e gazit të veturës Toyota Ayda dhe u largua me shpejtësi.
Kamera ka kapur momentin e këtij tentim akti kriminal, kurse i riu duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi t’ia drejtojë revolen.
Pasi në ato momente ai u shtyp me veturë, e Campbell u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
E sikur kjo të mos mjaftonte, para se t’ia drejtonte i riu revolen një bashkëmoshatar i tij ia godet xhamin me një sëpatë që mbante në dorë.
Gjithçka u zhvillua në Khayelitsha, vend ky ku jetojnë 2.5 milionë njerëz në varfëri të skajshme. /Telegrafi/