Telegrafi

BE ia dhuron 250 deve Mauritanisë, për të luftuar xhihadistët – banorët tallen me vendimin

Bashkimi Evropian i ka dhënë Mauritanisë 250 deve si pjesë e përpjekjeve të saj për të luftuar kërcënimin e xhihadistëve dhe forcimin e sigurisë kufitare në vendin Sahel, sipas agjencisë së lajmeve Sahara Media.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ardhja e kafshëve në qytetin Achemim në një rajon lindor në kufi me Malin u prit me reagime nga banorët vendas, të cilët menduan se dhurata ishte befasuese duke pasur parasysh që vendi i tyre njihet për numrin e madh të tyre.

Kafshët janë të destinuara të vendosen në njësitë e kalorësisë ushtarake të Mauritanisë për të ndihmuar studimin e zonave kufitare të largëta që janë veçanërisht të prekshme nga xhihadistët.

Shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Masgaro Ould Sidi, tha që shtesat e reja do të ofrojnë një nxitje për njësitë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kufijve të vendit.

Megjithatë, ka të tillë që nuk e kanë pritur mirë këtë lajm – me qindra komente qesharake.

Kështu, një përdorues pyeti veten se nga vinin deve: “Ata erdhën si dhuratë nga Evropa, por ato ishin gjithmonë këtu?”

Një tjetër në mosbesim tallet: “BE ka edhe deve?”

Të tjerë vunë në dyshim rëndësinë e njësive të kalorësisë së deveve në kohët moderne dhe sugjeruan që një dhuratë e teknologjisë së lartë do të ishte më e dobishme, si automjetet për navigacionin e shkretëtirës ose sistemet e përparuara për mbikëqyrje dhe komunikime.

Në mbështetje të këtij argumenti, disa vunë në dukje se Maroku kohët e fundit mori radarë, në lidhje me ndihmën që vendi mori nga BE dhe Spanja për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Madje, disa të tjerë e denoncuan dhuratën si një fyerje dhe tallje të popullit Mauritanian.

Ndryshe, Mauritania, së bashku me vendet e tjera të Sahel, janë goditur rëndë nga sulmet xhihadiste vitet e fundit.

Vendi ndan një kufi 2,000 km të gjatë me Malin dhe janë zonat kufitare të largëta që janë me shqetësim të veçantë për autoritetet, pasi zvogëlimi i kontrollit shtetëror atje i ka dhënë rrugë një kërcënimi të shtuar xhihadist. /Telegrafi/