Site icon Telegrafi

Ia dha miku një tiketë gërvishtëse si dhuratë për Krishtlindje, burri nga Batlimore fiton 100 mijë dollarë

Një burrë nga Baltimore fitoi një çmim prej 100,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, që mori si dhuratë për Krishtlindje nga një mik.

Burri u tha zyrtarëve të lotarisë së Maryland-it, se ai dhe gruaja e tij morën secili një biletë gërvishtëse nga një mik për Krishtlindje.

“Shoku ynë i mirë na bëri dhuratë secilit prej nesh një biletë”, kujton lojtari, transmeton Telegrafi.

“E imja ishte një Snowflake Tripler. Prita derisa gruaja ime u pajis me të sajën, pastaj fillova të gërvishtja”, shtoi ai.

Burri zbuloi atë që fillimisht dukej të ishte një çmim prej 10,000 dollarësh, por shpejt e kuptoi se ishte në të vërtetë 100,000 dollarë.

“Nuk e besoja. Thjesht nuk mund ta besoja atë që po shihja”, tha ai.

Ai u largua përkohësisht nga festa që të mund të skanonte biletën e tij në një dyqan.

“Kur u ktheva në festë, festimi u ngrit disa shkallë”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version