Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë dëmtuar gomat e veturës me një mjet të mprehtë.
Rasti ka ndodhur më 1 shkurt në Prelluzhë të Vushtrrisë.
“Fsh. Prelluzhë, Vushtrri/ 01.02.2025 – 19:15-22:00. Më 03.02.2025 është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa kishte pasur automjetin e parkuar person-a të panjohur me një mjetë të mprehtë i kanë dëmtuar gomat e pasme të automjetit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në hetime. /Telegrafi/