Një video amatore shfaq momentin kur shoferi i një Mercedesi godet shuplakë një djalë të vogël autik, i cili me gjasë ia kishte dëmtuar logon e veturës.
Shofer i paidentifikuar shihet duke goditur 10-vjeçarin Alfredo Morales, pak sekonda pasi vlerëson “dëmin” që i ishte shkaktuar që pretendonte se ka vlerën e 500 dollarëve, transmeton Telegrafi.
Vetë kjo veturë kushton 146 mijë dollarë, dhe ishte nxjerrë në shitje vitin e kaluar nëpër auto-sallone në jug të Kalifornisë.
Sulmi i filmuar ka ndodhur në bulevardin Laurel Canyon në rrugën Osbroune të Pacoima. Targat e veturës shihen qartë në video.
Motra e vogëlushit me prejardhje hispanike dëgjohet duke i kërkuar falje shoferit, por kjo nuk e ndaloi atë që ta godet vogëlushin.
Në anën tjetër, familja e vogëlushit ka ngritur padi ndaj tij, kurse mediat amerikane raportojnë se djaloshi vuan nga autizmi. /Telegrafi/