“Kjo është shumë efikase, por edhe nuk kushton shumë, truk që mund të përdorni nëse dëshironi të keni flokë të bukur. Unë në këtë mënyrë ia rregulloj flokët Kim Kardashianit, nuk përdor ndonjë brend të shtrenjtë shamponësh…”, deklaroi Jen Atkin, transmeton Telegrafi.
E tërë esenca është që të përdorni shampon hidratues për maja të flokëve, i cili do t’i hidratojë në tërësi dhe do “t’i ushqejë”, ndërkaq për majën e kokës përdorni shampon për eliminimin e yndyrës nga flokët, mirëpo nëse keni zbokth, atëherë përdorni shampon edhe kundër zbokthit.
“Është e pamundshme që me një shampon të mund të rregulloni gjithë atë që u është e nevojshme flokëve tuaj, prandaj dëgjoni këshillën time dhe do të keni flokë të përsosur!” /Telegrafi/