Site icon Telegrafi

I kërkon llogari qeverisë për borxhet

Ministria e Financave duhet të themeloj një mekanizëm i cili do të analizon shkaqet e rritjes së obligimeve nga viti në vit nëpër organizatat buxhetore, me qëllim që obligimet e papaguara të zvogëlohen në minimum, kjo duhet ti dorëzohet kuvendit më së largu deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Kjo është një nga shumë rekomandimet që sot ka nxjerrë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike që do ti dorëzoj kuvendit në mënyrë që kjo e fundit ti kërkoj nga qeveria.

Në arsyetimin e komisionit thuhet se vlera totale e keq klasifikimeve të shpenzimeve në të gjitha Organizatat Buxhetore është 47.7 milionë euro.

Ndërsa, shqetësuese për komisionin janë edhe obligimet e papaguara të organizatave buxhetore, të cilat në fund të vitit të kaluar ishin 165.3 milionë euro.

Prej tyre sipas arsyetimit të komisionit në fjalë 148.2 milionë i takojnë nivelit qendror dhe 17.1 milionë euro nivelit lokal. Kjo vlerë për pagesë është bartur në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version