Eni Koçi ka hedhur poshtë spekulimet e mundshme për ndonjë relacion të saj me Gold AG.
Reperi ka pasur interaksion të madh me motrat, madje realizoi dy këngë shumë të suksesshme me ato.
Por, Eni Koçi e ka quajtur vëlla reperin që shpeshherë ka ditur të gjendet në media për shumë arsye.
“Ai është shoku im, ai është vëllai im”, ka shkruajtur Eni në Instagram.
Kështu hidhen poshtë spekulimet e mundshme për një lidhje dashurie mes të dyve. /Telegrafi/