Dua Lipa ka ardhur bashkë me të dashurin në Kosovë.
Isaac Carew ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa promovon shtetin tonë.
Në njërën prej fotografive shihen ushqimet dhe në njërën “Newborn”, simboli i pavarësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Modeli britanik ka publikuar imazhe edhe të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.
Ndryshe, Dua nesër do të mbajë një koncert në parkun e Gërmisë së Prishtinës me fillim në ora 19:00. /Telegrafi/