Prodhuesi korean, Hyundai, ka publikuar dy skica zyrtare dhe një klip për gjeneratën e re të i20.
Është fjala për një model, dizajni i të cilit është realizuar në Evropë, gjegjësisht në qendrën dizajnuese të Hyundait në Gjermani.
Nga skicat kuptohet se i20 i ri do të jetë anëtar tipik i familjes së vet, me një dukje që paraqet evoluimin e Hyundait, pa befasi të mëdha.
E njëjta gjë pritet të jetë edhe në aspekt të motorizimit, duke qenë se pjesa më e madhe do të bazohet në modelin ekzistues. /Telegrafi/