Site icon Telegrafi

Hysni Klinaku publikon këngën “Ushtari im”

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ai ka lansuar këngën “Ushtari im”, të cilën ia dedikoi ish-veteranit të UÇK-së nga Vushtrria, Blerim Zhabari.

Kënga erdhi në versionin audio, në të cilën u bashkëngjiten disa fotografi të ish-ushtarit, ndërsa për tekstin u kujdes Lumnije Klinaku.

Foto: Facebook

Muzika dhe orkestrimi u realizua nga vetë këngëtari, teksa në kitarë Vendim Thaqi.

Projekti u lansua për tetë mujorin e vdekjes së Blerim Zhabarit, i cili ndërroi jetë më 6 korrik të vitit të kaluar.

Kujtojmë që Zhabari ishte kthyer nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës, pas përfundimit të luftës ai kishte punuar si gazetar.

“Ushtari im” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version