Telegrafi

Hyseni: Sondazhet na dëmtuan, do të fitonim në raundin e parë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur që të fitojë garën në raundin e parë.

Hyseni në RTV Dukagjini thotë se humbja e Hazirit në raundin e parë të zgjedhjeve i ka shkaktuar panik atij.

“E di që për shumëkënd rezultati ka qenë befasi e surprizë. Sondazhet dhe disa mjete jo të zakonshme në Gjilan kanë sjellë rezultatin që ne nuk e kemi pritur. Gara ka mundur të përfundohet qysh në raundin e parë pasi kemi pasur mbështetje qytetare në Gjilan”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit thotë se disa sondazhe kanë dëmtuar LVV-në në Gjilan, derisa thotë se rritja ka ardhur nga takimi dita-ditës që kanë pasur me qytetarë.

Hyseni thotë se është e qartë që Lutfi Haziri ka një lloj bashkëpunimi me Listën serbe.

“Kjo ka ndodhur pasi që Lutfi Haziri ka ndjerë frikën e rezultatit”.

Ai thotë se nuk ka bashkëpunim me Qemajl Mustafën e PDK-së, por sipas tij ky i fundit ka shprehur vet mbështetje të hapur për kandidaturën e tij./Telegrafi/