Site icon Telegrafi

Hyseni: Ripërcaktimi i kufijve mund të hapte rrugën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Secilin vit kur afron 28 nëntori, data kur Shqipëria e shpalli pavarësinë më 1912-tën, tema e bashkimit me Kosovën është pjesë e diskutimit.

Kjo temë është e pashmangshme edhe në 111 vjetorin e mëvetësisë së shtetit shqiptar.

Pro bashkimit u shpreh edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni.

Hyseni tha në Rubikon të Klan Kosovës se ripërcaktimi i kufijve mund të hapte rrugën e bashkimit.

“Kush ka qenë kundër ripërcaktimit të kufijve, nuk kanë qenë aq shumë kundër se ju ka dhimbsur Leposaviqi, por për shkak se kjo punë mund të çelte rrugë tjera”, tha Hyseni në Klan Kosova.

“Mundësinë e shprehjes për vetëvendosje të Kosovës për bashkim me Shqipërinë”, shtoi ai.

Exit mobile version