Site icon Telegrafi

Hyseni i PSD-së pasi u refuzua Kodi Civil: Kosova nuk është aq konservatore sa u tregua sot në Kuvend

Nënkryetari i PSD-së Zgjim Hyseni thotë se në Kuvendin e Kosovës sot është bërë politikë dhe nuk janë marrë për bazë bindjet e qytetarëve të Kosovës.

Hyseni në “Debat Plus” me Ermal pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk është aq konservatore sa janë paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës.

“Kosova nuk është aq konservatore sa janë paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës. LDK, PDK dhe AAK janë të deklaruara si parti të djathta dhe konservatore, derisa LVV ka thënë se është parti e majtë dhe progresiste. Pra është pritur më shumë nga LVV. Por LVV sot është një çorbë ideologjike që e ndërron formën vazhdimisht. I vetmi kusht është që duhet të njihet autoriteti i liderit suprem”.

“Unë e di se si sillet Albi Kurti kur dëshiron të dërgojë diçka përpara. Sot ai ka bërë fshehje. Edhe mënyra se si është paraqit në Kuvend Kodi Civil e më pas për martesat ligj i veçantë. Vet fakti i veçantisë është qasje diskriminuese”.

Lexo po ashtu Dështon miratimi i Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë

Hyseni thotë se sot Kuvendi i refuzoi disa persona pasi sipas tij ai nuk iu përkasin normave tona shoqërore./Telegrafi/

Exit mobile version