Site icon Telegrafi

Hyseni, për liberalizimin: Askush s’ka të drejtë ta kthejë këtë proces në pikën zero

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se Komsioneri i BE-së për çështje të Brendshme dhe Migracion, Dimitris Avramopoulos, dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e kanë thënë qartë se për liberalizimin e vizave kërkohet ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, askush nga spektri politik në vend nuk ka të drejtë që të kthejë këtë proces në pikën zero.

“Kjo duhet të bëhet para se të takohet Parlamenti Evropian dhe para se të takohet po ashtu edhe Këshilli i BE-së në nivel të ministrave të brendshëm”, ka thënë ai në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Exit mobile version