Situata e tensionuar në veri të vendit, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni ka kriktuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri.
Hyseni në një postim në Facebook, ka pyetur se ku ndodhen presidentja dhe kryeministri, duke shtuar se “mozomakeq për këtë vend në duar të kujt ka mbet”.
“Ku ështe kjo e mjera Presidente e Kosovës sonte, kjo biçim presidentja Osmani?! Po ky trimi Albin Kurti, a thua ku është?! Ka mundësi që janë në dhomën e situacioenve dhe po e menagjonjë situatën në veri!”, ka shkruar Hyseni.
E pas kësaj ka pasur reagim nga Faton Peci nga Lista Guxo, njëherit ministër i Bujqësisë.
Peci në një reagim në Facebook, i ka kërkuar Hysenit që “ të pijë ndonjë verë aristokrate”, duke i thënë se “kur e ke pas mundësinë me u kujdes për këtë shtet, e ke trajtu si pronë të trashëguar nga baba”.
“Pse bre Skender Hyseni po flet pa rend. Edhe partia jote ta ka kallxu vendin, kështu që pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, pije ndonjë verë aristorkate, lëshoje në ler e baje çantën se ja di renin. Kur e ke pas mundësinë me u kujdes për këtë shtet, e ke trajtua si pronë të trashëguar nga baba. Tash, janë disa tjerë që po përpiqen me riparu dëmet e tua me shoqni!”,ka shkruar Peci.
Situata në veri të vendit është tensionuar më shumë gjatë të shtunës, pasi që autoritetet e Kosovës arrestuan ish-zyrtarin policor Dejan Pantiq, për shkak të, siç është thënë, dëshmive se ai ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”.
E për të kundërshtuar arrestimin e Pantiq, serbët lokalë ngritën barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri. /Telegrafi/