Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim, Salameh Hammad, ministër i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë, të cilit i ka kërkuar intensifikim e bashkëpunimit të dyja vendeve, sidomos në shkëmbimin e informatave sa i përket luftëtarëve të huaj.
Sipas një njoftimi, ministri Hyseni e njoftoi për progresin që është arritur në Kosovë, për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë në sundimin e rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.
“Ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë, duke vlerësuar se në të ardhmen do të bëhen përpjekje në intensifikim e bashkëpunimit të dyja vendeve, sidomos në shkëmbimin e informatave sa i përket luftëtarëve të huaj”.
“Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë, Salameh Hammad shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Jordanisë në ofrimin e bashkëpunimit në mes dy vende. Ai tha se vendi tij do të vazhdojë të përkrah Republikën e Kosovës në nisma ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të MPB-së, dy ministrat shqyrtuan mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për bashkëpunim policor. /Telegrafi/