Site icon Telegrafi

Hyseni: Edhe nëse mbetet vetëm një nënshkrim pa u tërhequr, seanca e Kuvendit do të mbahet

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka folur për skenarët pas rrëzimit të mundshëm të Qeverisë.

Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka propozuar që të ketë një qeveri deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se qeveria e ardhshme do të varet nga mënyra se si do të votohet mocioni i mosbesimit, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se tashmë është vonë për t’u ndryshuar gjërat pasi mocioni është dorëzuar.

“Nëse mbetet vetëm një nënshkrim e të tjerat tërhiqen, mocioni do të mbahet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Lexo po ashtu Hyseni: Administrata e Trumpit ka presione të mëdha për të larguar trupat nga Kosova

Hyseni thotë se Kurti ka shemb çdo mundësi për të kthyer situatën pas.

“Janë bërë telefonata e telefonata deri në orën 3:55 por ai nuk ka reflektuar”.

Ai thotë se Kurti duhet të ketë përllogaritur reagimin e LDK-së nëse shkarkohet Agim Veliu.

Lexo po ashtu Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta

“Kurti na ka fyer rëndë me shkarkimin e Agim Veliut…Veprimi i tij ka qenë tërësisht i panevojshëm. A duhet të instalojmë në diktaturë në mendime?!. Unë vet sa isha ministër i Brendshëm kam pasur mendime të ndryshme me Isa Mustafën”, tha ndër të tjera Skender Hysneni./Telegrafi/

Exit mobile version