Site icon Telegrafi

Hysaj zbulon arsyen pse gjyshi i tij refuzon të shikojë ndeshjet nga stadiumi kur ai luan

Pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në konferencën për shtyp u paraqit edhe Elseid Hysaj.

Me këtë rast mbrojtësi i Kombëtares zbuloi diçka shumë interesante rreth gjyshit të tij.

“Kur erdhi për të më parë nga afër për herë të parë që luaja me Shqipërinë, më tha që nuk do të vijë kurrë në stadium për të më parë, sepse emocionohet shumë. Jam shumë i lumtur sepse jam duke e bërë krenar”.

“Ndaj Francës do të jetë vështirë, por do ta japim maksimumin që të marrim pikë”.

“Shiriti i kapitenit? Pa dyshim që më bën shumë krenar, megjithatë nuk e di ende nëse do ta kem atë edhe në ndeshjen ndaj Francës”, shtoi për fund Hysaj rreth ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=b554glpZQTA

Exit mobile version