Site icon Telegrafi

Hysaj thotë se Higuainin do ta pres si mik, por kjo deklaratë i ‘tërbon’ tifozët napolitanë

Elseid Hysaj ndjeu një shqetësim në fund të ndeshjes miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovinës, duke vënë në dyshim prezencën e tij në sfidën ndaj Juventusit në fundjavë.

Në lidhje me sfidën e dyfishtë kundër bardhezinjve, fillimisht në kampionat dhe më pas për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, Elseid Hysaj, skuadra dhe e gjithë tifozeria e Napolit do të presin si kundërshtar Gonzalo Higuainin.

Por, nëse për pjesën më të madhe ai shihet si “tradhtari”, shqiptari nuk e mendon në këtë mënyrë.

“Se si do ta presin tifozët Gonzalon, kjo është një çështje që u përket atyre. Ndërsa për mua si futbollist, por jam i bindur që edhe për shokët e mi te Napolit, Higuain do të pritet si një shok, si një mik”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer edhe aq shumë tifozëve të Napolit, pasi e shohin Gonzalo Higuain si një tradhtar që la skuadrën e tyre për Juventusin.

Exit mobile version