Site icon Telegrafi

Hysaj do të nënshkruajë kontratë të re

Skuadra e Napolit pritet “të blindojë” mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajn.

Mësohet se Napoli pritet t’ia rinovojë kontratën Hysajt që i skadon në vitin 2020 të paktën edhe për një vit tjetër.

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri insiston për ta mbajtur Hysajn në skuadër, i cili po monitorohet nga Bayern Muencheni, transmeton Koha Ditore.

Mbrojtësi 22-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Napoli nga Empoli për pesë milionë euro.

Ai deri më tani, ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat dhe është titullar i padiskutueshëm.

Exit mobile version