Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe mund të kthehet në Itali.
Futbollisti shqiptar ka rezultuar pozitiv që nga angazhimi me Shqipërinë, ashtu që nuk ka mundur të kthehet te skuadra e Serie A.
Ai e ka kryer periudhën e karantinës në atdheun e tij, ndërsa Corriere del Mezziogiorno raporton se testi i fundit ka dalë negativ.
Kjo do të thotë se atij do t’i lejohet udhëtimi drejt Italisë për t’iu bashkëngjitur skuadrës së Napolit.
26-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje zyrtare për ekipin e Gennaro Gattusos këtë sezon dhe lajmi për kthimin e tij padyshim që do ta gëzojë trajnerin. /Telegrafi/