Telegrafi

Hysaj nuk shkoi te Chelsea, tani pret rinovimin me Napolin dhe rritje page

NAPLES, ITALY - DECEMBER 19: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the TIM Cup match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio San Paolo on December 19, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, ka pasur ofertë nga Chelsea i Maurizio Sarri, por lojtari vendosi që të qëndrojë.

Agjenti i tij Mario Giuffredi, ka thënë se do të flasin me klubin për rinovim me rritje page.

“Napoli zhgënjim? Jo, Napoli bëri atë që duhej të bënte, për të mbajtur të gjithë futbollistët më të mirë”.

Elseid Hysaj te Napoli (Getty Images)

“Të mos bësh shumë, nuk do të thotë të bësh një afat kalimtar të madh, ndonjëherë blerjet më të mira janë, konfirmimi i lojtarëve më të çmuar që ke në skuadër”.

“Në javët e ardhshme do të takohemi për Hysajn për rinovimin, kishim folur edhe para afatit kalimtar. Kishim biseduar me Chelsean, por u ndalëm. Tani, nëse do të kenë dëshirë do të ulemi sërish të flasim”, ka thënë Giuffredi për Sportitalia.

Hysaj mund të rinovojë deri në 2023, pasi kontrata aktuale i skadon në vitin 2021.

Elseid Hysaj (Getty Images)

Shqiptari rriti pagën nga 1,4 milion euro, në 2 milionë euro në sezon.

Tashm pritet që nëse vazhdon deri në 2022, paga e tij të shkon në 2.5 milionë euro ne vit. /Telegrafi/