Elseid Hysaj ka mbetur te Napoli edhe pse u kërkua shumë nga skuadra të ndryshme evropiane.
Roma dhe Juventus ishin dy ekipet italiane që e deshën mbrojtësin shqiptar.
Ndërkohë për të u interesua edhe Atletico Madrid, Tottenham, Schalke 04 dhe Zenit St Petersburg.
Në fund asnjëra skuadër nuk arriti ta bindte presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis me ofertat e tyre.
Por sipas medieve angleze, Chelsea është skuadra që do ta transferojë Hysajn në janar.
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për transferimin e shkodranit.
Hysaj pritet t’i bashkohet Chelseat në janar për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/