Site icon Telegrafi

Hysaj në garë për çmimin e yllit të ri në “Euro 2016”

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është në garë për ta fituar çmimin si futbollisti më i mirë i ri në “Euro 2016”. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Hysaj për këtë çmim është në garë së bashku me Joshua Kimmichin (Gjermani), Alessandro Schoepfin (Austri), Eric Dierin (Angli), Ondrej Dudan (Sllovaki), Renato Sanchesin (Portugali) dhe Arkadiusz Milikin (Polonia), përcjell Koha Ditore.

Për lojtarin më të mirë të ri do të votojnë shefi teknik i UEFA-s, Ioan Lupescu, së bashku me Sir Alex Fergusonin dhe Alain Giressen.

Kjo treshe do t’i përcjellë të gjitha ndeshjet në “Euro 2016” dhe në fund do të votojë për lojtarin më të mirë të ri të turneut. Hysaj, 22-vjeçar, në “Euro 2016” ishte i pazëvendësueshëm te Shqipëria, duke u aktivizuar për 270 minuta.

Exit mobile version