Mediat botërore kanë krijuar një formacion me lojtarët më në formë që nuk marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Në mesin e lojtarëve gjendet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin portali sportiv sofoot.com ia ka besuar krahun e djathtë.
Ky i fundit është eliminuar nga Liga e Evropës nga skuadra spanjolle e Vilareallit, ku pas dy ndeshjeve, Napoli pësoi me rezultat të përgjithshëm 2:1 (1:0), transmeton Telegrafi.
Në fazën sulmuese gjenden tre super sulmuesit në top-formë, Pierre Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Dimitri Payet (Aston Villa) dhe Riyad Mahrez (Leicester City).
Përkrah mbrojtësit shqiptar kanë zë vend edhe Mats Hummles (Borussia Dortmund), John Stones (Everton) si dhe Jan Vertonghen (Totenham Hotspurs). /Telegrafi/