Mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në Serie A.
Shqiptari i talentuar ka luajtur edhe një ndeshje si titullar me Napolin ku ishte më i miri në fushë.
Napoli arriti të barazoi në udhëtim te Genoa pa gola ndërsa paraqitja e Hysajt është vlerësuar lartë.
Kështu portali ‘whoscored’, e ka vlerësuar me notën 7,59, duke e futur në formacionin më të mirë të javës së pestë në Serie A.
Më së shumti lojtar në këtë formacion kishte Roma me tre sosh, ndërsa Bologna dhe Juventus u prezantuan me nga dy. /Telegrafi/