Elseid Hysaj ka lënë në mes seancën e djeshme stërvitore, çka ka bërë që te Napoli të shqetësohen para ndeshjes me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve.
Shkodrani kërkon të mos e humbë për asnjë arsye këtë ndeshje, por ajo goditje e marrë në kyçin e këmbës së djathtë e ka vënë në dyshim praninë e tij në ndeshje.
Gjithsesi, për gatishmërinë e tij në sfidën me spanjollët, trajneri Sarri dhe stafi mjekësor do të shohin me vëmendje gjendjen e mbrojtësit.
Gjatë ditës së sotme do të vendoset nëse Hysaj do të luaj përfundimisht ndaj Real Madridit apo vendin e tij do ta zë Maggio. /Telegrafi/