Aurelio De Laurentiis duket se ka qenë shumë largpamës kur vendosi një klauzolë largimi në kontratën e re të Elseid Hysajt.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane dhe së fundmi, në listën e admiruesve është shtuar edhe Jose Mourinho, i cili duket se synon ta afrojë te Manchester United.
Sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”, klubi anglez ka filluar të interesohet seriozisht për lojtarin shqiptar pasi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.
Mendohet se oferta e parë do të jetë prej 30 milionë eurosh, një shifër rekord për një futbollist të kombëtares shqiptare të futbollit, por që gjithsesi nuk do të mjaftojë për të kënaqur Napolin.
De Laurentis ka vendosur një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt.
Presidenti i Napolit shpreson që të hapet një ankand për mbrojtësin ku do të garonin edhe Chelsea dhe Bayern Munich.