Telegrafi

“Hysaj është bërë një nga lojtarët më të fortë në Evropë”

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ende nuk e ka rinovuar kontratën e paralajmëruar me skuadrën e Napolit.

Menaxheri i tij, Mario Giuffrerdi, ka thënë se ende shpreson që Napoli do t’ia vazhdojë kontratën.

“Sot Hysaj është bërë një nga lojtarët më të fortë në Evropë në rolin e mbrojtësit të krahut dhe për ta gjetur një lojtar të nivelit të tij nuk është e lehtë. Jam takuar me krerët e klubit për rinovimin e kontratës për Hysajn, por kam pritur se nuk do të ketë një zgjidhje që në takimin e parë, nuk më ka ndodhur asnjëherë që të arrijë një zgjidhje që në takimin e parë”.

Lexo më shumëHysaj zbulon arsyen pse gjyshi i tij refuzon të shikojë ndeshjet nga stadiumi kur ai luan

“Sigurisht se duhet kohë për të analizuar gjërat. Do të duhet edhe disa takime për të parë kërkesat e të dyja palëve. Ende mbetem me shpresë për një zgjidhje të drejtë”, ka thënë Giuffrerdi për “Radio CRC”, përcjell Koha Ditore.

Hysaj 22-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2020, por pas performancave të mira në Evropian, ofertat për të janë rritur, për çka kanë shtyrë Napolin t’i ofrojë lojtarit kontratë të re me kushte më të mira dhe kohëzgjatje më të madhe.