Elseid Hysaj nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira te Napoli.
Me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti në krye të Napolit, Hysaj ka humbur edhe vendin e titullarit.
Në pozitën e mbrojtësit të djathtë si titullar te Napoli po aktivizohet francezi Kevin Malcuit.
Hysaj ka kërkuar largimin me shpresë se do të transferohej në Londër te Chelsea për t’iu bashkuar Maurizio Sarrit.
Por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë, pasi londinezët kanë në krahun e djathtë të mbrojtjes Cesar Azpilicuetan.
Së fundmi në skenë ka dalë Lazio dhe drejtori sportiv Igli Tare.
Tare po mendon ta shpëtojë Hysajn duke mos e lënë në bankën e Napolit.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv po mendon të nisë negociatat me Napolin për transferimin e mbrojtësit shqiptar në kryeqytetin italian.
Lazio po mendon të dërgojë një ofertë prej 25 milionë euro për ta bindur Napolin të heqë dorë nga Hysaj. /Telegrafi/