Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me skuadrën e madhe italiane, Napolin.
Hysaj është transferuar te Napoli në verën e vitit 2015 nga Empoli për një shifër prej 5.5 milionë eurove.
Transferimi i tij është bërë me ndikimin direkt të trajnerit italian, Maurizio Sarri, i cili e pati futbollist edhe tek Empoli.
Që nga transferimi i tij në San Paolo, Hysaj është bërë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke ia zënë vendin njërit nga lojtarëve më të njohur, Christian Maggios.
Kështu, Hysaj ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me Napolin qysh në fillim të sezonit të tij të tretë me të kaltrit, teksa nuk kanë munguar urimet nga skuadra dhe faqja e Serie A për këtë arritje.
“San Paolo duartroket Hysajn për 100 paraqitjet e tij me të kaltrit, Forca Napoli, përgjithmonë”, shkruhet në faqen e Napolit në Twitter.
“100 ndeshje me fanellën e Napolit për Elseid Hysajn”, shkruan faqja zyrtare e Serie A në Facebook.
Ndryshe, mbrojtësi shkodran ende nuk ka arritur të shënoj golin e parë me fanellën e Napolit edhe përkundër 100 ndeshjeve. /Telegrafi/
Il San Paolo applaude #Hysaj per le 1️⃣0️⃣0️⃣ presenze azzurre 👏 #ForzaNapoliSempre 💪 pic.twitter.com/MMqdddpT9r
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 29, 2017