Napoli dhe Elseid Hysaj duket se tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re.
Pavarësisht se emri i lojtarit kohëve të fundit ishte i lidhur me shumë klube, përfshirë Chelsean e Maurizio Sarrit dhe Interin.
Sipas Corriere dello Sport, agjenti i lojtarit do të takohet së shpejti me klubin dhe do të finalizojnë detajet e fundit për kontratën e re.
25-vjeçari është pjesë e skuadrës napolitane nga vera e 2015 ku u ble nga Empoli për pesë milionë euro dhe që nga atëherë ka befasuar me paraqitje të mira.
Hysaj këtë sezon është paraqitur 29 herë për skuadrën e Carlo Ancelottit, ku ka kontribuar me dy asistime.
Marrëveshja e tij aktuale do të përfundojë në qershorin e 2021. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UvgYi0tS8qo