Në O2 Arena të Londrës zhvillohet meçi i kategorisë së peshave të rënda ndërmjet David Haye dhe Tony Bellew.
Në fakt, ky është një rimeç ndërmjet dy boksierëve britanikë, pasi në vitin e kaluar, Bellew kishte arritur të fitonte përballë ish-kampionit botëror.
Në raundin e gjashtë të atij meçi, Haye e kishte lënduar tetivën e Akilit, prandaj në vazhdim Bellew e pati rrëzuar dy herë.
Për këtë arsye, stafi i Haye u detyrua ta hidhte peshqirin e bardhë duke e dorëzuar meçin.
Asokohe ishte caktuar rimeçi ndërmjet dy boksierëve. Dueli ishte caktuar për muajin dhjetor, mirëpo Haye u lëndua sërish në nëntor dhe përballja u shty.
Ndërsa tash, 37-vjeçari është deklaruar i gatshëm për t’u rikthyer dhe të hakmerret ndaj Bellew.
Më poshtë mund t’i shikoni hyrjet spektakolare të të dy boksierëve:
Hyrja e David Haye
Hyrja e Tony Bellew
/Telegrafi/