Humoristi Vedat Bajrami mbrëmë (e hënë) u bë banori më i ri i Big Brother VIP Kosova.
Hyrja e tij ka ngjallur reagime të shumta dhe po krijon pritshmëri të mëdha duke njohur natyrën e tij pa komplekse dhe plotë humor.
Një prej atyre që është shprehur pozitiv për hyrjen e Bajramit në shtëpinë më të famshme në Kosovë është edhe ish-banori Fis Juniku.
Pasi u zbulua se Vedati do të bëhet pjesë e BBVK, Juniku tha se është një hyrje e fortë dhe se e sheh si pretendentin kryesor për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
“Ju lumtë sepse transferim më të mirë vetëm Cristiano Ronaldo në Arabi, mendoj që Vedati është favoriti kryesor për ta fituar”, ka thënë Fisi.
Theksojmë që krahas Bajramit pak ditë më parë pjesë e shtëpisë së famshme u bën edhe katër banorë të tjerë.
Ndërkohë, mbrëmë gjithashtu u eliminua këngëtarja Ganimete Abazi.
Ndryshime të tjera kanë ndodhur në këtë format, Afërdita Paqarada u largua nga roli i opinionistes dhe këtë vend nga mbrëmë e zuri Anita Muçaj – Haradinaj. /Telegrafi/