Telegrafi

Hyrja e Marinës dhe Getit në sallën e dasmës, dhe vallëzimi i tyre romantik (Foto/Video)

Reperi Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.

Çifti u martuan në një ceremoni martesore të zhvilluar në Gjiririn e Lalëzit, në mesin e 300 të ftuarve.

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Ata dhanë betimin para të pranishmëve se do të jenë gjithnjë bashkë, në të mirë e në të keq, derisa vdekja t’i ndajë.

Celebrimin e tyre, e ka kryer i pari i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj celebron Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin

Ndërkohë, pas celebrimit, çifti dhe të ftuarit janë drejtuar në sallën e ceremonisë, nga ku edhe kanë dhënë vallëzimin e tyre të parë, nuse e dhëndër.

Ata kanë kërcyer një vals romantik në mesin e shumë të pranishmëve.

Në këtë dasmë, të ftuar kanë qenë gjithashtu shumë figura të njohura publike, të cilët i dhanë edhe më shumë shkëlqim ambientit me paraqitjet e tyre. /Telegrafi/

Momente nga vallëzimi romantik i Marinës dhe Getit