Site icon Telegrafi

Hyri me trotinet në shesh, Policia dënon një qytetar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një gjobë ndaj një qytetari i cili me trotinet elektrik kishte hyrë në sheshet e kryeqytetit.

Me vendimin të cilin e ka marrë Komuna e Prishtinës është e ndaluar rreptësishtë qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Ndryshe, që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e trotinetëve, biçikletave dhe të gjitha mjeteve me veprim motorik ose elektrik në sheshet e kryeqytetit. Po ashtu është ndaluar lëvizja edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës rikujton se ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit

Vendim të njëjtë një muaj më vonë e kishte marrë edhe Komuna e Mitrovicës e më pas edhe ajo e Pejës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version