Një person është arrestuar në Deçan pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemin kompjuterik”.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës, pas marrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar një mashkull kosovar për veprën penale Hyrje në sistemet Kompjuterike pasi qe i njëjti përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur rrjetin ka ndërhyrë në platformat e ndryshme on-line.
Në cilësinë e provave janë sekuestrua, Një shtëpizë kompjuteri; Një llap top dhe Një telefon mobil. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/