Site icon Telegrafi

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version