Policia ka njoftuar se në Dragash është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor të cilët i janë konfiskuar nga njësiti doganor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/