Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Shqipërisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë ditës së mërkurë.
Policia njofton se e dyshuara është hasur në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë e më pas ajo është kthyer në Shqipëri.
“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:50. /Telegrafi/