Telegrafi

Hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram

Modelja ruse Kinsey Wolanski ka rrëmbyer tashmë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Ajo bëri një gafë spektakolare, teksa u fut me bikini në fushën e ndeshjes Tottenham-Liverpool, gjatë mbrëmjes të së shtunës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kinsey Wolanski hyri në fushë gjatë ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Gjesti i cili është është diskutuar shumë në rrjetet sociale, ka bërë që fama për modelen bukuroshe të rritet brenda natës.

Lexo po ashtu Mësohet identiteti i bukuroshes që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve, ajo kishte një qëllim

Para se të bënte një gjë të tillë, ajo numëronte rreth 320 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: SC/Kinsey Wolanski/Instagram

Ndërkohë që ky numër është gjashtëfishuar brenda natës, sepse menjëherë pasi u bë i ditur emri i saj, Kinsey kali milionëshin e parë të ndjekësve në këtë rrjet social.

Lexo po ashtu Krijuesi i faqes së filmave për të rritur i bën propozim për martesë të dashurës bukuroshe që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve

Ajo tashmë ka mbi 1.7 milionë ndjekës, numër ky i cili është ende në rritje.

Foto: SC/Kinsey Wolanski/Instagram

Qëllimi i paraqitjes së saj në këtë mënyrë ishte me qëllim reklamimin e faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

Ky i fundit i ka propozuar martesë bukuroshes përmes rrjetiti social Twitter, duke bërë që e gjithë vëmendja nga rrjetet sociale të drejtohet nga ta. /Telegrafi/

Kinsey Wolanski , modelja që hyri në fushë gjatë ndeshjes Tottenham-Liverpool (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)