Site icon Telegrafi

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi janë dy banorët e rinj që u futën mbrëmë në Big Brother VIP Albania 4.

Ata janë çift në realitet, por që në këtë reality shou loja e tyre do të jetë ndaras.

E veç konkurrentit tjetër të ri Indritit, banorët brenda nuk janë në dijeni për marrëdhënien e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë vendosur që të mos e zbulojnë pasi theksuan se shumë pak njerëz mund ta dinë brenda.

Kjo meqë romanca e tyre ka disa muaj dhe që deri më tani nuk kanë ndarë fotografi në rrjete sociale.

Lexo po ashtu "Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Në një video të publikuar së fundmi përpara hyrjes, ata japin disa komente e vlerësime për ata që janë brenda.

Si konkurrentë të fortë e cilësojnë Rozana Radin, Gerta Gixharin e Laert Vasilin. /Telegrafi/

Exit mobile version