Site icon Telegrafi

Hyn në sistemin kompjuterik, tërheq rreth 25 mijë euro e lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare të dy viktimave, me ç’rast nga xhirollogaritë bankare, viktimave iu janë tërhequr shuma të konsiderueshme të parave rreth 25.000€.

Rasti ka ndodhur në Pejë gjatë muajit janar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version