Site icon Telegrafi

Hyn ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë pas shoqërimit në Polici lirohen në procedurë të rregullt

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku ndodheshin edhe katër të dyshuar të gjithë shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugët ilegale.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të premten në ora 23:30.

“Njësia policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë ku ndodheshin edhe katër të dyshuar të gjithë shtetas të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugët ilegale”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version